Ministri Hasani: Hapja e tetë kapitujve sot, reflekton progresin e bazuar në meritë të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani informon se sot në Bruksel u mbajt Konferenca e 5-të Ndërqeveritare, ku është hedhur një gurthemel i ri me hapjen zyrtare të grup-kapitullit 3, “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”. Hasani thekson edhe se Shqipëria qëndron përkrah BE-së dhe BE-ja qëndron përkrah vendin tonë. ”Hapja e 8 kapitujve të rinj sot reflekton progresin e bazuar në meritë të Shqipërisë dhe është një tregues i qartë se sa shumë kemi arritur brenda një kohe shumë të shkurtër. Rrugëtimi ynë drejt BE-së nuk ka qenë ndonjëherë kaq i qartë apo më i vendosur”, pohoi Hasani në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?