Ministri Hasani në Këshillin e Sigurimit: Të mbrohen civilët! Situata humanitare në Gaza është dramatike

Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme. Igli Hasani i pranishëm në Këshillin e Sigurimit, ka bërë thirrje që të mbrohen civilët. Po ashtu tha se Shqipëria dënon çdo legjitimim apo glorifikim të sulmeve terroriste.

”Shqipëria mbështet Izraelin në të drejtën e tij legjitime për vetëmbrojtje. Hamasi priste që bota të kthehej kundër Izraelit, ne nuk duhet të mashtrohemi. Shqipëria dënon çdo legjitimim apo glorifikim të sulmeve terroriste.

Qëllimi i Hamasit nuk është të mbrojë palestinezët, veprimet e tyre nuk i përfaqësojnë. Situata humanitare në Gaza është dramatike. Ndihma humanitare në Gaza për civilët duhet të vazhdojë pa pengesa. Shqipëria rithekson mbështetjen e saj për të dyja kombet, për të dyja shtetet”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?