Ministri Hasani uron 8 marsin: Krenar për gratë që përfaqësojnë vendin tonë globalisht

Ministri Igli Hasani ka uruar festën e 8 marsit me një video në rrjetet sociale.

Ne mbështesim të drejtat e grave dhe vajzave sepse…” Sepse gratë dhe vajzat janë Shqipëria! Sepse rritja e përfaqësimit të tyre ka qenë e mbetet fokusi i qeverisë shqiptare. Sepse gratë dhe vajzat përbëjnë shumicën në Shërbimin e Jashtëm dhe aktualisht drejtojnë përfaqësitë shqiptare kryesore në botë. Sepse, prej 10 vjetësh Shqipëria ka përfaqësimin më të lartë të grave në qeverisje, e ku në Kuvend 30% e deputetëve janë gra e vajza;

Sepse, në administratë publike mbi 60 për qind i pozicioneve të mesme e të larta drejtuese mbahen nga gratë. Në polici e Forcat e Armatosura përfaqësimi është gjithnjë e më cilësor. Sepse Shqipëria beson tek kjo çështje, tek të drejtat e grave e vajzave e mundësitë e barabarta.

Sepse eksperienca na ka treguar, që sa më shumë hapësira të krijohen për gratë e vajzat, sa më shumë mundësi t’u jepen atyre, aq më e drejtë e më e mirë do të jetë shoqëria jonë. Sepse Shqipëria janë gratë dhe vajzat”, shprehet ministri Hasani në video.

Fighting for women’s rights isn’t just about equality, it’s about justice, dignity, and progress for all.

I am proud that women today hold key positions in the Albanian foreign service and represent our country globally with unmatched professionalism and dedication.

Albania… pic.twitter.com/ABT6PyJTlq

— Igli Hasani (@IgliHasani) March 8, 2024

SHKARKO APP