Ministri Hoxha: Në vitin 2013 numri i vr@sjeve ishte 107, sot e kemi 3 herë më pak

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë një takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës për vlerësimin e kontributit të tyre gjatë misioneve në shërbim të vendit, theksoi se sot frytet e punës së tyre janë të prekshme. Ai theksoi në fjalën e tij se në vitin 2013 numri i vrasjeve ishte 107, ndërsa sot ky numër është ulur në 3 herë më pak.

”Në vigjilje të festave të fundvitit mblidhemi për të shprehur mirënjohjen për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm, shërbimi kërkon sakrificë përkushtim dhe një standard të lartë profesionalizmi që ju e keni mëshiruar prej vitesh. 227 dëshmitarë të atdheut kanë humbur jetën në krye të detyrës, dëshmi e sakrificës për mbrojtjen rendit sigurisë dhe të ardhmes së Shqipërisë. Ky është një borxh që shteti dhe shoqëria jonë nuk mund ta harrojë dhe ta shpërblejë. Frytet punës suaj janë të prekshme sot. Në vitin 2013 numri i vrasjeve ishte 107 sot ky numër është ulur 3 herë më pak duke sjellë Shqipërinë e një niveli Evropian sa i përket çështjeve të kriminalitetit”, tha Hoxha.

Nga ana tjetër, Hoxha garantoi edhe zhvillimin e politikave që adresojnë sfidat specifike për ish punonjësit të sektorit e sigurisë, apo dhe për familjet e dëshmorëve të atdheut. ”Ne shohim të ju pasuri të madhe për shoqërinë për të ndikuar pozitivisht në komunitet. Përvoja juaj, ndihmë për leksione, rekomandime të ndryshme, për edukimin e brezave në fushën e sigurisë. Sot Shqipëria më e sigurtë edhe falë punës suaj. Ju falënderoj për gjithçka që keni bërë”.

SHKARKO APP