Dhjetori i festave edhe në Gramsh, Rama poston videon magjike

Festa ka mbërritur edhe në qytetin e Gramshit, ku dritat shumëngjyrëshe dhe pema e Krishtlindjes janë “kartolina” mikpritëse festive.

Në videon e postuar nga kryeministri Edi Rama, shfaqen pamje nga Gramshi, ku një grup fëmijësh kanë dhënë një koncert të veçantë, ndërsa festës i janë bashkuar edhe shumë qytetarë.

Dhjetori është muaji i festave dhe si të gjitha qytetet, edhe Gramshi është përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç pemës së madhe të vendosur në qendër të qytetit, vezullimi i dritave shumëngjyrëshe dhe zbukurimet e ndryshme kanë krijuar tashmë atmosferë festive në këtë qytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?