Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi: Të mërkurën mos hajdeni në Tiranë!
Në prag të finales së ”UEFA Europa Conference League”, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur sërish lidhur me masat që janë parashikuar për këtë përballje të rëndësishme sportive.
Në një dalje për mediat, ministri Çuçi tha:
”U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që nuk kanë biletë e s’janë në kryeqytet, mos tentojnë të vijnë atë ditë në Tiranë se qyteti do jetë në dispozicion të tifozerive, miqve dhe atyre që kanë një biletë.
U bëj thirrje të gjithë bizneseve që nuk kanë lidhje me finalen, jo baret e restorantet e gjithë bizneset e shërbimit, pasi këto do jenë hapur 24 orë.
Por të tjerat si bankat apo zyrat e ndryshme private, që siç kemi bërë me institucionet publike apo shkollat, ta shpallin edhe ata ditë pushimi të mërkurën se qarkullimi i mjeteve do të jetë i paralizuar në të gjithë Tiranën.
Mos tentoni të vini në Tiranë të mërkurën, sepse Tirana do jetë e miqve nga Roterdami dhe Roma”- theksoi Ministri.