Ministri i Jashtëm grek bisedë telefonike me Ramën: Folëm për…
Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendis. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri grek në rrjetet sociale. ”Zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë. Në fokus marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në rajonin tonë”. Nuk dihet saktësisht se çfarë është diskutuar mes tyre, por në bisedën telefonike mund të jetë prekur edhe tema e kufirit detar. Edi Rama nuk ka dhënë reagim për telefonatën.