Ministri i Jashtëm grek: Mbajtja e Fredi Belerit në burg nuk është çështje e gjykatës, por e politikës

Ministri i Jashtëm, Giorgos Gerapetritis ka komentuar edhe çështjen e Fredi Belerit, duke u ndalur edhe tek marrëdhëniet greko-shqiptare. Ai bëri me dije se në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të BE-së “Gymnich” në Toledo, është diskutuar çështja e Belerit.

“Çështja e mbajtjes në mënyrë të padrejtë të Fredi Belerit, dhe që pengon betimin e tij si kryetar i Bashkisë së Himarës, tashmë është ngritur nga Ministria e Jashtme, nga unë, në të gjitha forumet e mundshme. Të gjithë ministrat e vendeve anëtare të BE-së, përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, janë informuar personalisht. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian gjithashtu janë informuar në mënyrë të plotë”, ka thënë ai.

AI tha se paçka nga çështja e vendimeve gjyqësore, pavarësisë së drejtësisë shqiptare, këtu shtrohet çështja e paraburgimit që e pengon atë të marrë detyrën. ”Kjo është një shkelje e qartë e prezumimit të pafajësisë, e shtetit të së Drejtës, e të drejtave politike të tij dhe të qytetarëve të Himarës që e zgjodhën atë”,-tha ai.

SHKARKO APP