Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dendias: Kundër çdo ndryshimi të kufijve
Pas vizitës në Tiranë ku u hap çështja e detit, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, bëri thirrje për kujdes pasi aktorët e palëve të treta duket se po synojnë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se shteti i tij është kundër ndryshimit të kufijve në rajon.
“Të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor duhet të luftojnë ndikimet negative dhe t’iu përmbahen vlerave evropiane”, tha aot Dendias në Sarajevë, pas një takimi që zhvilloi me ministren e Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Bisera Turkoviç.
Po ashtu Dendias tha se shteti i tij pa mëdyshje mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës, avokon për siguri dhe stabilitet në rajon, por gjithashtu kundërshton në parim çdo ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.