Ministri i Jashtëm, Igli Hasani takohet me David Cameron në Samitin e OSBE në Shkup
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po merr pjesë në takimin e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, që mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër. Pak pas mbërritjes në Shkup, Ministri Hasani është takur me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron.
“Kënaqësi të nisja angazhimin në Këshillin Ministror të OSBE në Maqedoninë e Veriut, me takim me Sekretarin e Jashtëm David Cameron. Diskutuam planet për avancimin e agjendës sonë dypalëshe dhe bashkëpunimin tonë të shkëlqyer për çështje shumëpalëshe”, shkroi Minstri Hasani në platformën X.