Ministri i Jashtëm ukrainas në konferencë urgjente: Po rriten trupat në kufi, kjo është përgatitje për pushtim

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se grumbullimi i trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, po rritet çdo ditë, teksa shqetësimet janë rritur se ky grumbullim ushtarak është përgatitje për një pushtim të Ukrainës nga Rusia.

 

Rusia ka vendosur mbi 100,000 trupa në kufi me Ukrainën dhe sipas inteligjencës perëndimore, ka mbajtur një sërë stërvitjesh ushtarake në këtë zonë. Javën e kaluar, inteligjenca ukrainase tha se numri i trupave të grumbulluar ishte 127,000.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuleba, që foli gjatë një konference për media në Kopenhagë më 27 janar, tha se nëse Rusia – që më 2014 ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë – vendos që të sulmojë, Kievi kësaj radhe do të “kundërpërgjigjet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komentet e Kulebës vijnë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara refuzuan kërkesën e Moskës që NATO të ndalojë anëtarësimin e Ukrainës në këtë aleancë ushtarake, dhe ofroi “një rrugë serioze diplomatike” për zgjidhjen e krizës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka dërguar një letër Rusisë lidhur me kërkesat e sigurisë dhe ka argumentuar se Perëndimi është i përkushtuar që të ndjekë politikën e “dyerve të hapura” për shtetet që duan të anëtarësohen në NATO.

Rusia ka thënë se do ta analizojë përgjigjen e SHBA-së, që u dorëzua në koordinim me NATO-n.

Ndërkaq, përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës vazhduan edhe në Paris, ku këshilltarët e liderëve të Rusisë, Ukrainës Francës dhe Gjermanisë u takuan. Përmes një deklarate më 27 janar, ata thanë se zotohen për respektimin e një marrëveshjeje armëpushimi të arritur më parë që ka për qëllim t’i japë fund konfliktit në lindje të Ukrainës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?