Ministri i Mbrojtjes: Forcat Speciale, stërvitje të përbashkët me trupat amerikane

Forcat Speciale shqiptare vijojnë traditën e stërvitjes “Joint Combined Exchange Training”, me  trupat e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale në Evropë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu publikoi sot në rrjetet sociale momente nga kjo stërvitje e përbashkët.

“Operatorët specialë të të dy vendeve po punojnë vazhdimisht mbi detajet e ndërveprimit në operacionet e përbashkëta, kryesisht në goditje objekti dhe teknikat e luftimit në zonat e banuara”, thotë Vëngu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në stërvitjen e koduar “Joint Combined Exchange Training”, trupat elitarë shqiptarë e amerikanë, vepruan si një njësi e vetme gjatë luftimit në qendrat e banuara dhe goditjes së objektit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?