Ministri i Mbrojtjes nga Delvina: Orë të vështira me zjarret, temperaturat do jenë ekstreme edhe nesër

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tregon situatën me zjarret në fshatrat e Delvinës.

”Prej disa orësh kemi nisur evakuimin e tre fshatrave dhe janë angazhuar të gjitha forcat për të kufizuar vatrat e zjarrit. Kemi të pranishme edhe Urgjencën Kombëtare dhe stafin e Bashkisë Delvinë, që kanë bërë një punë heroike, në mënyrë që evakuimi i banorëve të shkojë pa probleme.

Do jenë orë të vështira, temperaturat do jenë ekstreme edhe nesër. Të gjitha përpjekjet tona janë fillimisht për zonat e banuara dhe më pas parqet e mbrojtura. Duhet të vijojmë me vigjilencë maksimale. Ne e kishim paralajmëruar një situatë të tillë dhe prandaj ka pasur edhe reagim në kohë”,-tha Vengu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?