Ministri i Ramës i thotë Berishës në Kuvend: Ik ore pirdhu…
Seanca e djeshme plenare ishte e qetë, përveç momentit kur ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, që ti drejtohet me termat ”hajdut dhe kryehajdut” qeverisë, pasi u kanë vjedhur shqiptarëve 1.2 miliardë euro.
”A e dini që këta kanë sjellë ligj në parlament për Olsin dhe Geronin, do të thotë që për lojërat e fatit të ulen me tri herë tatimi”, u shpreh ndër të tjerash Berisha.
Kjo deklaratë e Berishës nuk është pritur mirë nga ana e Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Sipas asaj që raporton ‘Panorama’ Ahmetaj i është përgjigjur Berishës nga vendi me fjalët ”ik ore pirdhu…”.
KOHA JONË SONDAZH

