Ministri i Shëndetësisë: PD, e shqetësuar nga shërbimi pa pagesë

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar sot menjëherë pas deklaratës së Partisë Demokratike, sipas të cilës, sistemi i paketave të mjekimit falas në disa institucione private është mashtrim dhe nuk është aspak risi.

Kështu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se “Të nesërmen e ditës së mbulimit universal, PD-ja ishte e dëshpëruar se 100 shqiptarë përfitojnë për shërbim pa pagesë edhe në spitalet jopublike”.

“Pasi demonizuan mjekët dhe vendosën celulat e shërbimeve sekrete mjediset e QSUT-së nën qeverisjen e tyre, tani përçmojnë dhe punën e tyre shkencore”, shkruan Beqaj në një postim të dytë për t’iu kundërven akuzave të PD-së.

Kujtojmë se ka qenë kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Tritan Shehu, ai që denoncoi sot atë që e quajti si mashtrimin publik me paketat e mjekimit tek privati e që qeveria tenton ta shesë si risi.

Praktikat kanë ekzistuar sipas tij, por ato nuk janë zgjidhje. Janë të kufizuara dhe detyrimisht do të shoqërohen me kosto për pacientin, akuzoi Shehu. 

“Qeveria e majtë këto ditë po tenton të shesë si një “risi”, pak paketa mjekimi në disa institucione private. Kjo nuk është nje “risi”, por mashtrim ndaj publikut”, deklaroi Shehu.

SHKARKO APP