Ministri Igli Hasani pret në takim një delegacion nga Kosova, vlerësohet bashkëpunimi dhe koordinimi

Sot, në mjediset e Ministrisë së Europës dhe për Punët e Jashtme u zhvillua takimi ndërmjet Drejtorëve politikë të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Republikës së Kosovës, që mbulojnë çështjet e bashkëpunimit dypalësh, çështje të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit në BE.

Në nisje të takimit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përshëndeti delegacionin nga Kosova, duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe rëndësinë e koordinimit mes institucioneve tona.

Takimi mes delegacioneve vijoi me një bashkëbisedim frytdhënës lidhur edhe me përcaktimin konkret të hapave e aktiviteteve në vijim, si në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh dhe në atë rajonal e shumëpalësh. Forcimi i subjektivitetit të Kosovës përmes njohjeve të reja dhe përforcimi i rolit të saj në strukturat rajonale, ishte pjesë e diskutimeve mes delegacioneve. Pjesë e rëndësishme e bisedimeve ishte edhe vëmendja dhe koordinimi në raport me faktorin shqiptar në Rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve ka luajtur dhe luan ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?