Ministri Igli Hasani takim me deputetë britanikë, të ftuar nga Kuvendi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot një delegacion të deputetëve britanikë, me pjesëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë nga Mbretëria e Bashkuar.

Deputetët Matthew Offord dhe Tan Dhesi nga Dhoma e Komuneve, Baroneshën Tessa Blackstone dhe Baroneshën Jane Bonham Carter nga Dhoma e Lordëve, të cilët kanë ardhur në vendin tonë të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se diskutimet e ministrit Hasani me deputetët britanikë u fokusuan në rritjen e bashkëpunimit, veçanërisht në forcimin e dimensionit ekonomik, duke theksuar nevojën për të nxitur shkëmbimet në arsim, kulturë, shkencë dhe teknologji.

Duke rikonfirmuar mbështetjen e ndërsjellë si partnerë, deputetët britanikë i shprehën mirënjohje ministrit Hasani për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën dhe e uruan atë për organizimin e Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore.

SHKARKO APP