Ministri Jaupaj: Teknologjia dhe bashkëpunimi ndërinstitucional forcojnë mbrojtjen e natyrës

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj njofton se puna në terren po vazhdon me mjete moderne për të mbrojtur natyrën dhe për të përmirësuar monitorimin dhe reagimin ndaj shkeljeve mjedisore.

Për të me mbështetjen e programit “EU4Nature” të BE-së dhe ekspertizën e partnerëve italianë, janë forcuar mekanizmat e monitorimit, kontrollit dhe reagimit për mbrojtjen e ekosistemeve. Përdorimi i teknologjive të avancuara, përfshirë dronë dhe satelitë, si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, siguron një mbrojtje më efektive të resurseve natyrore.

Ministri Jaupaj u shpreh se, “kjo iniciativë është një garanci më shumë që Vjosa dhe ekosistemet e saj, si dhe gjithë parqet kombëtare dhe natyrore, të kenë mbrojtjen e duhur. Puna në terren po kthehet në njohuri konkrete dhe mjete moderne, duke përmirësuar kapacitetet tona për reagim ndaj çdo shkeljeje në dëm të mjedisit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se ky proces kontribuon në forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm të zonave natyrore, rritjen e efikasitetit të inspektimeve dhe integritetin e veprimeve për mbrojtjen e biodiversitetit. EU4Nature dhe partnerët italianë vazhdojnë të ofrojnë ekspertizën dhe mbështetjen teknike për të siguruar që praktikat më të mira ndërkombëtare të aplikohet në terren, duke përmirësuar menaxhimin dhe monitorimin e ekosistemeve natyrore shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?