Ministri Klosi: Apel biznesit dhe banorëve të përfshihen në Javën e Tokës

Në ditën e parë të Javës së Tokës, Ministri Blendi Klosi së bashku me këshilltarin i kryeministrit, Sandër Lleshi dhe përfaqësues të prefekturës së Durrësit, inspektuan fillimin e aksionit të pastrimit në urën pranë Vila Aeroport nga Komanda e Forcave Detare.

Ministri Klosi tha se Ura e Gjolit dhe ura pranë Vila Aeroport, janë dy nga pikat më të vështira pasi situata është shumë e ngarkuar. Ministri Klosi apeloi banorët e zonës që të mbështesin forcat e marinës. Apeli i kreut të Turizmit dhe Mjedisit ishte edhe për biznesin lokal, shoqërinë civile, të rinjtë dhe aktivistët.

Përfaqësuesi i prefekturës së Durrësit u shpreh se prioritet i pastrimit janë dy lumenjtë Ishëm dhe Erzen për pastrimin e të cilëve do të vijojë puna jo vetëm gjatë kësaj jave por edhe pas datës 22 prill. Java e Tokës është hapur sot në të gjithë vendin me aksione pastrimi, të drejtuara nga prefekturat dhe pushteti lokal kryesisht në bregdet dhe në shtretërit e lumenjve. “Së bashku me gjeneral Lleshin kemi ardhur për të inspektuar punën që po bën trupa e forcës detare . Kemi ardhur për të inspektuar punën që po bën trupa e forcës detare. Ura e Gjolit dhe ura pranë Vila Aeroport, janë nga pikat më të vështira të operacionit tonë Të pastrojmë lumenjtë pasi edhe situata këtu është shumë e ngarkuar. Shpresojmë shumë që me kontributin e jo vetëm të forcave të ushtrisë, por edhe kontributin e biznesit lokal, kontributin e shoqërisë civile dhe shkollat do të kemi një operacion si asnjëherë tjetër, shumë mirë të ekuilibruar, në të gjithë Shqipërinë. Do donim shumë që banorët e kësaj zone t’i bashkoheshin forcave detare pasi realisht situata këtu ka nevojë për mbështetjen e shumë banorëve”,- tha Ministri Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?