Ministri Klosi: Bashkitë të jenë më sociale

Ministri Blendi Klosi sëbashku me  Terres des Homes mori pjesë në aktivitetin mbi “Përmirësimin e kushteve të “Jetesës dhe integrimin e familjeve Migrant në Shqipëri”.

Më poshtë fjala e plotë e Ministrit Klosi.

Këto debate do duhet ti bëjmë gjithnjë e më shumë në shoqëri, janë pjesë edhe të një pune të palodhur që vjen nga një komunitet jashtë institucioneve shtetërore, nga një komunitet intelektualësh, shoqërie civile dhe po ashtu nga përfaqësues të nderuar të pushtetit vendor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do doja shumë ti përgëzoja që janë sot me ne në këtë diskutim. Po ashtu më lejoni të falenderoj dhe ambasadorin austriak, nëpërmjet tij mbështeten të gjithë partnerët e Ministrisë së Mirëqenies Sociale  në shumë aspekte të reformës tonë të madhe për shërbimet shoqërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktiviteti që zhvillojmë sot është një pjesë e një pakete të tërë informuese që ne do e bëjmë me shërbimet shoqërore. Kjo paketë ndikon drejtpërsëdrejti në jetën e të gjithëve. Në qoftë se ka një aspekt të shoqërisë shqiptare që e përmbledh,  janë të gjithë të interesuar dhe  të gjithëve u kërkohet kontribut është reforma e shërbimeve shoqërore.

Unë pranova të isha në këtë diskutim pasi realisht mendoj që është shumë mirë  që ne në kuadër të kësaj reforme të evidentojmë qartazi cdo lloj shpërblimi që ekziston apo mungon në Shqipëri. Cdo lloj shërbimi dhe mënyrën se si ofrohet në Shqipëri. Puna me ata të cilët riaftësohen, rikthehen nga emigracioni, nga njerëz të cilët për një arsye ose një tjetër nuk kanë pasur fatin e shumë emigrantëve që të stabilizohen në vëndin e tyre ku kanë shkuar për të zhvilluar jetesën. Do duhet të ketë një përkujdesje nga shoqëria shqiptare, e them këtë si ministër I Mirëqenies Sociale , si institucion përgjegjës për reformën e shërbimeve shoqërore por edhe si qytetar.

Në këtë moment të rikthimit të brezave të tërë emigrantësh shqiptarë që për shumë arsye dështojnë në përpjëkjn e tyre por dhe janë të suksesshëm dhe po rikthehen në vend, do doja shumë të falenderoja përfaqësuesit e Bashkisë Shkodër, Lezhës, Fierit dhe Korcës të cilët realisht kanë kuptuar se kanë shumë për të bërë në kuadër të shërbimeve shoqërore. Këto bashki dhë në bazë të reformës së re territoriale, në bazë të reformës e cila I afrohet shumë  më tepër pushtet bashkive të vendit tonë I bëri ato më të mëdhaja, më të pushtetshme, I bëri ato me më shumë staf dhe më shumë buxhet por njëkohësisht I shtoi dhe numrin e arsyeve për të qënë shumë më tepër bashki sociale.

Unë e mbroj me forcë tëzën që ka ardhur koha që bashkitë tona të shndërrohen në bashki shumë herë më tepër sociale. Ne si Ministri e Mirëqenies Sociale, si shërbimi shtetëror social përpiqemi shumë që të bëjmë këtë transformim shërbimi. Natyrish që nuk mjafton eshe transformimi I shërbimeve, cuarja e shërbimeve në bashki, ka shumë më tepër nevoj që bashkitë të mbështeten dhe me fond dhe prandaj ligji I ri përcakton qartazi ngritjen e fondit social për të qënë bashkitë më të vetëdijshme me problematikat që ka realiteti, por duke patur dhe mundësi zgjidhje.

Shumë gjëra ngelen se nuk ka zgjidhje por faktet tregojnë , dëshmitë flasin qartë që bashkitë tona në qoftë se e marrin këtë punë me pasion, në qoftë se përvec hapësirës në buxhet dhe personeli shtojnë shumë më tepër pasion dhe kontribute   njerëzore gjërat realizohen . Kemi shëmbull, dëshmi që flasin se në këtë bashkëpunim ka sukses nëse ka pasion dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve tona dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Do doja të thoja shumë qartazi për gjithë atë që kemi bërë për ngritjen e njësisë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve pjesë e të cilës kuadrohet edhe projekti që kemi sot  ku kërkohet gjithnjë e më shumë që bashkitë me njësitë e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve të jenë shumë më tepër aktivë. Të jenë më aktivë me fëmijët në situatë rruge, të jenë më aktivë me fëmijët e komunitetit romë , egjiptian apo grupe vunerabël. Të jenë shumë më tepër aktivë në gjithë të drejtat e fëmijëve, të cilat në rradhë të parë duhet të njihen qartazi nga fëmijët, prindërit dhe në rradhë të dytë duhet të njihen nga shteti dhe pushteti  vendor për implementimin dhe sigurimin e tyre.

Unë them që ka ardhur koha që ne qartazi të flasim të gjithë së bashku për të ndërtuar në Shqipëri hartën e munguar të shërbimit. Cfarë shërbimesh janë shërbimët  të cilët nuk do duhet  më të diskutohen dhe unë mendoj që ne kemi shumë për të bërë dhe këtu falenderoj shumë bashkitë apo institucionet e pushtetit vendor, administratorët e lokalë  të cilët kanë marrë seriozisht që ne të kemi një hartë të qartë se cfarë shërbimesh do të ofrojë një njësi e pushtetit vendor.

Ne të kemi mundësinë që debati në qytetet tona për një qëndër rehabilitimi, për një qëndër sociale, për një qëndër për personat me aftësi të kufizuar, për një qëndër për komunitetin rom dhe egjiptian, për një qëndër e cila trajton në mënyrë të përditshme problematikat e njerëzve të ndikuar nga dhuna apo viktima të dhunës të jet njëlloj si me debatin a ka një shkollë në qyteti tonë, një spital apo a ka një zjarrfikëse. Qyetetet tona duhet të ofrojnë një gamë shumë më të gjërë shërbimesh. Pikërsht kjo që ndërtojmë sot është një nga këto aspekte, një pjesë e pazëllit të madh të pambuluar tëhartës së  shërbimeve që ne duhet të kemi në cdo njësi të pushtetit vendor. Aty ku njerëzit jetojnë dhe po aty ku njerëzit trokasin për të zgjidhur hallet.

E fundit që do doja të përmëndja janë katër bashkitë që janë të përfshira në projektin tonë që tashme e kemi inicjuar me shumë guxim dhe me shumë përgjegjshmëri. Do jetë një nga projektet e vështira që do kërkojë shumë bashkëpunimin me pushtetin vendor  dhe të gjithë faktorët, atë të rishpërndarjes së ndihmës ekonomike për të pasur mundësi që të targetohet varfëria aty ku duhet. Këtu pushteti vendor ka shumë për të bërë. Do të ishte një pëerpjekje e mangët në qoftë se  përpjekja jonë për shtrirjen e ndihmës ekonomike të ishte vetëm raporti me pagesën e ndihmës ekonomike. Nuk mundet që një familje e varfër të dali nga varfëria vetëm nëpërmjët ndihmës  ekonomike. Ka shumë më tepër mundësi vetëm në qoftë që kjo familje  integrohet në tregun e punës, fëmijët të futen në shkollë, të kenë mundësi që prindërit të marrin një vënd pune të ofruar nga zyrate punës në cdo qytet, të kemi mundësinë që këtë përpjekje mos ta quajmë si një problem të dyfishmit të ndihmës ekonomike do ta shohim në kuadër të kësaj filozofie që ka dhe projekti juaj, do të kemi mundësinë e riintegrimit për të lexuar problematikat dhe për të parë mundësinë e që këto familje të jenë pjesë e ndihmës shoqërore të njësive tona të pushtetit vendor.

Të nderuar miq unë jam këtu në cilësinë e ministrit të Mirëqenies Sociale për të dhënë gjithë garancinë që kjo përpjekje është pjesë e asaj cfarë Ministria kërkon me politikat e saj për t’ ju dhënë gjithe mbështetjen me gjithë stafin e  shërbimit social shtetëror dhe politikbërjen e ministrisë. Vazhdojmë të jemi të lutur që cdo ditë që të ketë debat ne të jemi aty dhe të marrim pjesën e përgjegjësisë tonë por natyrisht edhe kontributin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale.

Ju faleminderit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?