Ministri Klosi: Brenda shkurtit kontrolli e aplikimi i lejeve mjedisore online

1 400 dokumenta në vit, reduktohen nga raporti i komunitetit me shtetin në fushën e turizmit dhe mjedisit. Është kjo shifra e bërë publike nga ministri Klosi gjatë një takimi me grupe të interesit në këto fusha në prani të zvkryeministres Senida Mesi dhe ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi. Takimi u zhvilluar për prezantimin e fazës së parë të procesit të thjeshtimit të procedurave.    

Në fjalën e tij ministri Klosi tha Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është nga të para ministri që ka dorëzuar paketën me reduktimin e dokumentave për lehtësimin e raportit midis biznesit e komunitetit dhe shtetit. “Ne kemi punuar dhe sot realisht ndihemi shumë mirë që jemi nga ministritë e para që kemi dorëzuar paketën, duke reduktuar plot 23 dokumenta, apo mbi 35 përqind të gjithë dokumentave që ka Ministria e Mjedisit përsa i përket liçensave. Po  ashtu shumë dokumente (certifikatë e regjistrimit në QKB, kopje e lejes së mjedisit, kopje e licencave III.2.B, dëshmia e penalitetit, kopja e vendimit për vlerësimin paraprak e ndikimit në mjedis, aktet e regjistrimit të personit fizik/ juridik, aktet e regjistrimit të subjektit) do të gjenerohen nga zyrat përkatëse të ofrimit të shërbimeve përmes platformës elektronike e-Albania ose nëpërmjet ndërveprimit dhe komunikimit mes institucioneve. duke bërë në total plot 1 400 dokumenta në vit, të cilët reduktohen nga raporti i komunitetit me shtetin. Reduktojmë kështu në masë të madhe numrin e kontakteve të panevojshme.”- tha ministri Klosi.

Kreu i turizmit dhe Mjedisit bëri me dije se janë 9 projekt vendimet që do të kalojnë në Këshillin e Ministrave dhe do të ndryshojnë 23 akte me qëllim lehtësimin e procedurave dhe shkurtimin e burokracisë në zyrat e shtetit. Gjithashtu  brenda muajit shkurt aplikimi dhe kontrolli i lejeve mjedisore do të jetë online. “Brenda shkurtit lejet mjedisore do të jenë online. Madje edhe kontrolli do të jetë online transparent”.- deklaroi ministri Klosi i cili shtoi se në fazën e dytë do të vijojë puna për rregullimin e proceseve të brendshme dhe minimizimin e burokracisë duke synuar dhe uljen e korrupsionit në administratë publike, përmes uljes së kontakteve me punonjësit e administratës, standardizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësëues të grupeve të interesit, ministri Klosi iu përgjigj interesit të tyre për t’u përfshirë në fushatën e pyllëzimit. Gjithashtu ministri Klosi bëri me dije se  datat 23-24 shkurt të çdo viti do të jenë “Ditët kombëtare të Pemëve” , ditë që do të shërbejnë për ndërgjegjësimin dhe veprimet konkrete për mbjelljen e pemëve të reja dhe ruajtjen e kujdesin ndaj tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?