Ministri Klosi: Mencë për fëmijët e komunitetit rom

Klosi: Mencë për fëmijët e komunitetit rom

Klosi: Qëndër e formimit profesional për të rriturit

Klosi: Synojmë punësimin e prindërve

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri  i Mireqënies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi së bashku me stafin e ministrisë,  çuan pranë Qëndrës Tranzitore të Emergjncës për komunitetin rom, ruletat e rikonstruktuara nga nxënësit e shkollave të arsimit profesional gjatë Olimpiadës së Aftësive, sikundër edhe produkte të tjera të vetë nxënësve të prodhuara gjatë panairit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Klosi bëri me dije se në këtë qëndër do të vijojnë të punojnë nxënësit e profileve të arsimit profesional për sistemimin e mëtejshëm të këtyre ambjenteve, do të ngrihet një mencë dhe do të hapet gjithashtu edhe një qëndër e formimit profesional.

kk

Klosi: “Bashkë me bashkinë do të punojmë për hapjen e mencës. Do të hapim gjithashtu qëndrën e formimit profesional që gjatë kësaj vere. qëllimi është që ky komunitet të integrohet, përmes kurseve të formimit, të jenë të gatshëm për një punë. Arsimimi i fëmijëve dhe punësimi i këtij komuniteti, është  zgjidhja për integrimin e tyre të plotë “.

ko

Gjatë këtij aktiviteti, për të gjithë këtë komunitet u bë i mundur ndriçimi 24 orë i këtyre ambjenteve përmes një sistemi të tëre panelesh diellore të instaluar nga një grup vullnetarësh amerikanë që kanë punuar prej disa kohësh për këtë projekt.  Ceremonia e ndezjes për herë të parë të sistemit ndriçues të ambjenteve të jashtme të qëndrës, u celebrua nga një ndeshje futbolli e ministrit Klosi me fëmijët e skuadrës “ Retë e Zeza” të komunitetit rom.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?