Ministri Blendi Klosi mes banorëve të zonës së Shijakut dhe Durrësit
Pas situatës së ndodhur krejt qeveria është në terren duke parë gjendjen faktike të të përmbyturve në Shqipëri. Ndonëse kryeministri Rama akoma nuk është kthyer nga SHBA përsëri ministrat janë nëpër zona të caktuara duke parë e ndihmuar në zgjidhjen e situatës së krijuar nga shirat e rrëmbyeshëm.
Sot në zonën e Shijakut dhe në Durrës ishte ministri Blendi Klosi ku gazetari ynë e ka fotografuar në terren me njërëzit e zonës së Shijakut, të cilët ishin përmbytur mbrëmë , por akoma sot uji nuk është larguar.
Në zonat më problematike janë edhe ministrat e tjerë të qeverisë.