Ministri Klosi në Teqen e Kulmakut: Mali i Tomorrit, Park Kombëtar

Në ditën e shënuar për besimtarët bektashinj, pelegrinazhit të tyre për tu ngjitur në Malin e Tomorrit, do të bashkohet edhe ministri i Turzimit, Blendi Klosi.

Ministri Klosi prej kohësh është në ”luftë” me gjykata për të shpallur të gjithë zonën e Malit të Tomorrit, Park Kombëtar, në mënyrë që të ndalohen gërryerjet dhe shkatërrimi nga mjetet e rënda të guroreve që operojnë në këtë zonë.

Ministria e Turizmit ka nisur edhe një peticion për të mbledhur firma nga qytetarë të ndryshëm që Mali i Tomorrit të shpallet Park Kombëtar. Për të mbledhur numrin e nevojshëm, ministri Klosi do t’u kërkoj të firmosin peticionin edhe Pelegrinëve që sot ngjisin Malin e Tomorrit për në Teqenë e Kulmakut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?