Ministri Klosi uron Ditën e Shërbimit Pyjor Shqiptar
Dita nisi ndryshe për ministrin Klosi. Ministri i Turizmit dhe Medisit uroi sot të gjithë veteranët e pyjeve dhe ata që punojnë në këtë sektor. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, me rastin e 95- vjetorit të themelimit të Sherbimit Pyjor Shqiptar, ministri Klosi vlerëson punën dhe përkushtimin e tyre. Klosi poston nje foto nga takimi i tij me profesorin e nderuar shkodran Ahmet Osja dhe dy Zv/ministrat e Mjedisit dhe të Bujqësisë.znj Ornela Çuçi dhe z. Dhimo Kote.
“Njerëzimi,- thotë profesor Ahmet Osja-” nuk prodhon dot me para 3 gjëra; ujë, ajër dhe diell. Shkodra dhe Shqipëria është me fat që i ka këto.”- shkruan ministri Klosi duke ndarë me ndjekësit, një çast nga biseda me akademikun, bisedë e cila është fokusuar e gjitha te mjedisi dhe pyjet dhe vlerat natyrore të Shqipërisë.
Vetë ministri e vlerëson si bashkëbisedimin me agronomin emblematik si të vyer, duke vleësuar se: “Puna dhe përkushtimi i profesor Osja është modeli i shkëlqyer për brezat e rinj”.
Ministri Klosi publikon edhe foto me inxhinierë dhe akademikë nga fusha e pyjeve, të vlerësuar gjatë aktivitetit të një dite më parë në kuadër të 95- vjetorit të Shërbimit Pyjor.
Në shenjë vlerësimi dhe respekti për punën gati një shekullore në shtimin dhe ruajtjen e pyjeve, ministri Klosi zgjodhi pikërisht këtë ditë jubilare për të lançuar Planin Kombëtar për Gjelbërimin e Shqipërisë.
Status i plotë i ministrit Klosi
“Njerëzimi,- thotë profesor Ahmet Osja-” nuk prodhon dot me para 3 gjëra; ujë, ajër dhe diell. Shkodra dhe Shqipëria është me fat që i ka këto.” Një bashkëbisedim i vyer për mjedisin dhe turizmin shqiptar me agronomin emblematik dhe zv.ministrat Çuçi dhe Kote . Puna, përkushtimi i profesor Osja është modeli i shkëlqyer për brezat e rinj.
Respekt e mirënjohje për kontributin e dhënë prej tij dhe të gjithë ata që u falën pyjeve, pasionin e punën e tyre!
Gëzuar 95-vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar!
KOHA JONË SONDAZH

