Ministri Klosi: Zbatim të fortë të ligjit për një mjedis të pastër
Ndërkohë që strukturat hoteliere janë prenotuar nga turistët ministri Klosi apeloi për një mjedis të pastër dhe zbatim të fortë të ligjit nga të gjithë subjektet në zonat turistike. Në një takim me të rinjtë e Divjakës për masat në sezonin turistik ministri Klosi kërkoi përfshirjen e tyre dhe të cdo qytetari në aksionin “Java e Tokës”, që fillon nga data 16 prill e kulmon më 22 prill.
Në prag të aksionit “Java e Tokës” kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se sot fatkeqësisht në mënyrë krejtësisht të papranueshme shtrati i lumit është landfill i shumë bashkive të vogla dhe ish- komunave. Ministri Klosi u shpreh se tashmë duhet një menaxhim krejt tjetër i mbetjeve për të shmangur të gjitha arsyet që e bëjnë pis Shqipërinë. Edhe deputeti i zonës, Erjon Brace pasi vlerësoi kontributin vullnetar të të rinjve dhe komunitetit të zonës, theksoi se papastërtitë në bregdetin e Divjakës vijnë pikërisht nga lumenjtë dhe keqmenaxhimi i tyre nga bashkitë
Duke folur me të rinjtë ministri Klosi tha se nëse do të rritet niveli i shërbimit, kapaciteteve, trajtimit të.mjedisit pa dyshim cdo turist që do të vijë në Shqipëri do të paguajë më shumë, do të prodhojë më shumë të ardhura dhe më shumë mirëqënie.
Ministri Klosi ndau me të rinjtë edhe programin “Smile Albania” që do të rekrutojë 1 mijë të rinj dhe të reja për të pastruar plazhet gjatë gjithë sezonit të verës, për të mirëpritur turistët dhe gjithashtu për të fituar një edukim mjedisor që do të jetë hapi i parë për një mentalitet të ri kundrejt mjedisit. Të rinjtë do të vendosen në 9 pika hyrëse dhe në në 33 zonat e mbrojtura duke krijuar zonat e mikpritjes turistike duke u shndërruar në një ndihmë të madhe për bashkitë.
Fjala e ministrit Klosi
Mendoni sesa problematika keni gjatë gjithë shtratit të lumenjve dhe prandaj vazhdoj të bëj të njëjtën thirrje në këtë plan të organizuar për operacionin Pastrojmë tokën që duam, ka nevojë për gjithësecilin, ka nevojë për komunitetin e biznesit ata që janë ndotësit më të mëdhenj, të marrin një segment e ta pastrojnë, ka nevojë për duar njerëzish, dhe prandaj duam shumë që të jetë një operacion që të mos i shkojë vetëm një insituticioni, të mos ketë emër, të mos ketë autor, të jetë një operacion mbarëkombëtar në shërbim të natyrës dhe asaj që është pasuria jonë e përbashkët.
Ndaj ne jemi shumë të vendosur për të vazhduar me këtë operacion deri në datën 22 dhe pas kësaj date të vazhdojmë në mënyrë permanente një operacion të menduar qartë për të eliminuar jo vetëm papastërtitë, por për të eliminuar shkaqet pse ne jemi pis. Shqipëria të nderuar miq nuk është e ndotur , Shqipëria është e papastër. Shqipëria nuk ka arsye për të qenë e ndotur. Ne nuk kemi industri të mëdha, nuk kemi fabrika konfeksione, pra mbetje të cilat nuk i trajtojmë dot. Ne kemi problematika me menaxhimin e burimeve njerëzore financiare, natyrore për të menaxhuar mbetjet urbane. Ndaj duam shumë që të bëjmë një operacion i cili sic e thashë të mos kërkojë vetëm ditë apo javë të caktuara dhe përpjekje të përcaktuar por të ketë mundësinë të pastrojmë Shqipërinë nga arsyet pse bëhemi pis, të pastrojmë arsyet. Me kryetarët e bashkive ne patëm një takim me kryeministrin , ku kërkuam angazhimin tonë të madh për të qenë pjesë e këtij operacioni pasi trajtimi i mbetjeve urbane që në fshtatrat më të vegjël e deri te landfillet e mëdhenj të jetë një strukturë e cila të jetë krejtësisht ndryshe. Ne sot fatkeqësisht në mënyrë krejtësisht të papranueshme kemi shtratin e lumit si landfillin zyrtar. Shumë bashki të vogla apo ish komuna e kanë lumin si venddepozitim të mbetjeve urbane dhe kjo është katastrofale.
Ne do të punojmë fort që të kemi mundësi që të gjithë së bashku edhe në kuadër të sezonit të ri turistik të kemi mundësi që me bashkitë që janë pranë zonave bregdetare dhe ato që janë pranë shtretëve të lumenjve të punojnë që cdo biznes të mos i derdhë ujërat e zeza në det. Është e pafalshme ndërkohë që presim turistë. E gjithë struktura hoteliere e Shqipërisë është e prenotuar por kemi një situatë e cila është e papranueshme me derdhjen e ujërave në det apo në lumë. Ndaj operacioni ynë Pastrojmë Shqipëinë që duam ka një nga komponentët e vet pastrimin dhe depurimin e ujërave të zeza. Duam shumë që t’ju kemi gjithë ju të rinjve në kuadër të përgatitjes së sezonit të ri turistik, në “Smile Albania” ku 1 mijë të rinj do të rekrutohen nga nxënësit e shkollave të mesme të arsimit profesional apo të përgjithshëm dhe nga universitetet të cilat janë të fokusuara në fushën e mjedisit. Pranë AKZM do të rekrutojmë 1 mijë të rinj e të reja të cilët do të duhen të krijojnë në Shqipëri një atmosferë tjetër. Në kuadër të pritjes së turistëve të krijojmë në Shqipëri një ndjesi që “Po” ka 1 mijë të rinj që kur vjen në Shqipëri të buzeqeshin, të ketë 1 mijë arsye që kur vjen në Shqipëri të ndihesh mirë, të rikthehesh dhe do të krijojmë në cdo pikë hyrëse të vendit pikat e pritjes së turistëve me buzëqeshje. Është një nga karakteristikat më të vecanta që ne kemi, që mbahet fort akoma në Shqipëri; buzëqeshja dhe mikpritja e ciltër e njerëzve.ndaj këtë karakteristikë të shqiptarëve duam ta shprehim në cdo kufi apo hyrje të turistëve. Dhe po ashtu në 33 zonat e mbrotjura do të krijojnë zonat e mikpritjes turistikedhe do të krijojmë kampe ku të rinjtë ë bëjnë edhe jetë sociale e cila do të shkojë vetëm në ndihmë të bashkive për të pastruar plazhet gjatë sezonit por edhe si ndihmë shumë e madhe për të krijuar një edukim tjetër mjedisor të shoqërisë shqiptare.
Ne mund të pastrohemi jo në një ditë apo një muaj apo vit, por në atë moment kur të kuptojmë që mjedisi është pasuria jonë e përbashkët dhe për këtë pasuri të përbashkët duhet të përpiqemi gjithësecili nga ne, tw ndryshojw, që nga ai pushuesi që pi një cigare dhe e hedh në rërë, që nga ai hotelieri që ujërat e zeza i derdh në det , që nga ai kryetar bashkie apo administrator lokal njësie që mendojnë të hedhin mbeturinat në lumë dhe lumi i con në det dhe ato ikin. Jo nuk eshte keshtu. Jeta ka treguar qe ato i hedh ne lume, lumi i con ne det dhe ky behet nje cikel i pafund i pamenaxhuar. Nw kuadwr tw njw Shqipwrie europiane te punojme se bashku, te trajtojme problematikat e mjedisit te gjithe se bashku, tw trajtojme edhe ne mënyre ekonomike gjithe këte potencial te madh turistik që ka kjo zonë që mund të jetë nga zonat që eshtë unikale jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë rajonin laguna në zona të.mbrojtura ka shumë pak në Mesdhe dhe është një destinacion i jashtëzakonshëm turstik por që ka detin afër, ka qytetin afër ka pyllin afër, ka lagunën afër, ka të gjitha mundësitë pra pëe të qenë një destinacion europian turistik dhe këtu. Bashkia ka një vizion të qartë europian në menaxhimin e dakordësinë me.agjencinë e zonave të mbrojtura për të pasur.mundësinë që të zgjidhim problematikën tonë më të madhe atë të ekuolibrit ndërmjet zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe mbrojtjes së qëndrueshme të mjedisit. Akzm është Agjencia e Zonave që menaxhohen në mënyrë të mbrojtur për të qenë vurime në radhë të parë mirëqënieje për njerëzit e komunitetit, për të qenë burime natyrore të jashtëzakonshme për të bërë turizëm dhe për të qenë destinacione të cilat padyshim duke u menaxhuar në mënyrë krejtësisht profesionale.mund të shndërrohen në ekonomi. Ajo që unë ndaj në cdo fjalë timen është që për ne turizmi nuk është një industri shërbimi, turizmi është një industri që prodhon mirëqenie, është ekonomi, është punësim. Në qoftë se ne do të tranformojmë nivelin e shërbimit, nivelin e kapaciteteve, trajtimit të.mjedisit pa dyshim cdo turist që do të vijë në Shqipëri do të paguajë më shumë, do të prodhojë më shumë të ardhura dhe më shumë mirëqënie.
KOHA JONË SONDAZH

