FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Lamallari pret të Dërguarin e Posaçëm europian për Çarmatimin: Shqipëria mbetet partner i besueshëm i BE

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka pritur në takim të Dërguarin e Posaçëm të BE për Çarmatimin dhe Mospërhapjen, Stephan Klement, shoqëruar nga përfaqësues të Zyrës Rajonale të SEESAC dhe UNDP Albania.

Sipas Lamallarit, ata kanë diskutuar mbi arritjet e Shqipërisë në kuadër të Udhërrëfyesit Rajonal për Kontrollin e Armëve, sfidat e përbashkëta që i kanosen rajonit dhe Bashkimit Evropian, si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit.

“Shqipëria mbetet një partner i besueshëm i BE dhe një kontributor aktiv në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe siguri, duke përmbushur me përgjegjësi angazhimet e saj ndërkombëtare dhe duke avancuar me vendosmëri në procesin e integrimit evropian”, thekson Lamallari pas takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?