Ministri Lamallari takim me punonjës policie në pension: Mbajnë mbi supe histori sakrifice e përkushtimi

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari zhvilloi sot takim me disa punonjës policie në pension, duke u shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik në vend.

Ai vuri në dukje se punonjësit në pension kanë shërbyer me dekada dhe kanë dhënë kontribut të çmuar për sigurinë dhe rendin në vend, duke i cilësuar si njerëz që mbajnë mbi supe histori sakrifice, përkushtimi dhe profesionalizmi dhe që meritojnë mirënjohjen më të thellë.

Ministri nënvizoi se takimi nuk ishte vetëm falënderim për të shkuarën, por edhe një reflektim mbi rrugën që Shqipëria po ndjek drejt Bashkimit Evropian. “Puna dhe përkushtimi i tyre ndër vite kanë vendosur themelet mbi të cilat ne sot ndërtojmë institucione më të forta, më të besueshme dhe më pranë standardeve europiane”, shtoi Lamallari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai vuri në dukje se Shqipëria është në një proces real dhe të pandalshëm drejt integrimit në Bashkimin Europian, negociatat vazhdojnë, reformat po japin rezultate dhe progresi po vlerësohet çdo ditë. “Ky është një rrugëtim që kërkon stabilitet, seriozitet dhe institucione të forta, vlera që këta profesionistë i kanë mishëruar gjatë gjithë karrierës së tyre”, përfundoi ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?