Ministri Lamallari takon avokatët për Kodin e ri Penal: Presim propozime konkrete, jo komente gjeneraliste

Procesi i hartimit të Kodit të ri Penal vijon me tryezat konsultuese. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi një takim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, ku kërkoi nga avokatët një rol thelbësor në finalizimin e draftit. Ministri Lamallari theksoi se procesi nuk është i mbyllur, por synon një debat profesional të hapur dhe gjithëpërfshirës për të modernizuar politikën penale të vendit.

Lamallari u shpreh se drafti i ri ka për qëllim të forcojë proporcionialitetin e dënimeve, të rrisë qartësinë dispozitive dhe t’i japë sistemit penal mjete efektive dhe moderne. Një nga objektivat kryesorë është harmonizimi me acquis communautaire dhe praktikat evropiane, në përputhje me objektivin strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Një shtyllë kyçe, ku kërkohet kontributi i avokatëve, është grupi i veprave penale që lidhen me funksionimin e sistemit të drejtësisë, proceset gjyqësore dhe autoritetin e vendimeve. “Forcimi i mbrojtjes penale të sistemit të drejtësisë nuk është në interes të institucioneve, por në interes të qytetarëve, të së drejtës për një proces të rregullt ligjor dhe të besimit publik te drejtësia”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke vlerësuar rolin e avokatëve si zëri i qytetarëve dhe garantues të të drejtave, Lamallari bëri një thirrje të qartë për të kaluar nga kritikat e përgjithshme në propozime me vlerë praktike. ”Avokatët shohin çdo ditë në praktikë çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon. Prandaj kontributi juaj nuk është vetëm i mirëseardhur, por i domosdoshëm”,-tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?