Ministri Lleshaj, studentëve: Mos bllokoni mësimin
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar situatën e shkaktuar në universitete ku studentët kanë bojkotuar mësimin.
“Kemi të bëjmë me një grup të vogël studentësh, kanë vendosur që të vijojnë me një formë tjetër protestën e tyre.
Ligji i garanton autonominë universiteteve paprekshmërinë e tyre.
Ne kemi patur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve.
Mbrëmë ka patur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë.
Gjej rastin të ftojmë drejtuesit e universiteteve të ruajnë universitete të lira nga çdo formë bllokimi.
Sigurisht dua tu them atyre personave që po bllokojnë dhe thonë se “universiteti është i yni”, por ai universitet është i të gjithëve”- tha Lleshaj.
KOHA JONË SONDAZH

