Ministri Lleshi: Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka përshëndetur ligjin e miratuar në Kuvend për Policinë e Shtetit.
Në një status në twitter, Lleshi thotë se me këtë ligj hapet rruga drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj.
Po ashtu Lleshaj thotë se “Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë”.
“Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë”, shkruan Lleshi në Twittër shoqëruar me hashtagun #EkspertëTëRinjNëPolici.
KOHA JONË SONDAZH

