Ministri Lleshi pret homologun e Kosovës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, priti sot ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa dhe delegacionin që e shoqëronte, në përbërje të të cilit ishin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë e Policisë.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh, me fokus të posaçëm forcimin e kontrollit të kufijve dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në dy shtetet tona. Takimi mes dy ministrave të Brendshëm pason mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, mbajtur në Pejë disa javë më parë.

Delegacionet diskutuan gjithashtu mbi thellimin e bashkëpunimit policor dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në proceset e integrimit evropian, në të dy vendet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?