Ministri Majko takon Ministrin kanadez për emigracionin, priten lehtësime

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Makjo zhvilloi një takim me Ministrin për Refugjatët, Migracionin dhe Shtetësinë në Kanada, z. Ahmed Hussen, i cili bëri të ditur se Kanadaja po ndërmerr një reformë për lehtësimin e lëvizjes.

Dy zyrtarët diskutuan lidhur me marrëveshjen për pensionet, një çështje me shumë interes për shqiptarët në Kanada.

Gjatë bisedës u tha se draft marrëveshja është finalizuar dhe të dyja palët janë gati ta firmosin. Lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve ishte një tjetër temë e rëndësishme e prekur në takim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kanadaja po ndërmerr një reformë për të mundësuar lehtësimin e lëvizjes, veçanërisht për studiuesit, studentët dhe sipërmarrësit që kanë lidhje biznesi në Kanada”– theksoi ministri kanadez Ahmed Hussen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrat diskutuan edhe për çështje të tjera që shqetësojnë komunitetin shqiptar në Kanada, me z. Hussen që shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare. Z. Majko e ftoi zyrtarin e lartë kanadez të marrë pjesë në samitin e dytë të diasporës që do të zhvillohet në Tiranë.

Më herët z. Majko vizitoi shkollën shqipe në Ottawa ku që nga viti 2000 gjuha shqipe është përfshirë në programin mësimor si gjuhë e tretë, pas anglishtes dhe frengjishtes.

“Foluni fëmijëve në gjuhën amëtare. Vetëm kështu do të mund ta përcjellim identitetin shqiptar nëpër breza”– deklaroi ministri Pandeli Majko.

Ministri Majko mori pjesë edhe në pritjen e organizuar në bashkinë e Ottawa-s nga Ambasada e Shqipërisë. Të pranishëm ishin Ambasadori shqiptar z. Ermal Muça dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Ottawa dhe Montreali. Në ambjentet e bashkisë u shfaq edhe një ekspozitë dedikuar gruas shqiptare.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Zv. Kryetari i Bashkisë Bob Monette vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare në këtë qytet dhe u shpreh i nderuar për vizitën e Ministrit Majko.

Nga ana e tij, Majko tha se distanca dhe malli i bashkëkombasve për atdheun e bënin tepër të veçantë këtë takim.

“Duhet të ndjeheni shumë mirë për brezat e rinj, të cilët do të bëhen promovues të politikave të mira dhe ngritjes së kapaciteteve” – nënvizoi ministri.

Po ashtu, Majko vlerësoi gjithashtu ekspozitën dedikuar grave, duke i cilësuar fotot si një homazh për sakrificat dhe arritjet e tyre përgjatë viteve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?