Ministri Malaj: 84 miliardë lekë investime për fuqizimin ekonomik dhe social të grave dhe vajzave në 2026
Ministri i Financave, Petrit Malaj, nënvizoi sot mbështetjen buxhetore për fuqizimin e grave dhe vajzave, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj theksoi se në buxhetin e vitit 2026 janë alokuar 84 miliardë lekë për buxhetimin gjinor, si një hap i rëndësishëm për rritjen e mundësive dhe mbështetjes për gratë dhe vajzat në vend.
“Për forcën, guximin dhe inspirimin që gratë sjellin çdo ditë në familje, në punë dhe në shoqëri, 84 miliardë lekë janë dedikuar për buxhetimin gjinor në vitin 2026 një hap i rëndësishëm për më shumë mundësi, mbështetje dhe barazi për gratë dhe vajzat në vendin tonë”, shkroi Malaj.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie ku gratë kanë mundësi të barabarta për të arritur synimet e tyre.
“Së bashku të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme ku çdo grua ka mundësi të barabarta për të ëndërruar, për të krijuar dhe për të arritur më shumë. Gëzuar 8 Marsin!”, përfundoi ministri.
KOHA JONË SONDAZH

