Ministri Malaj apel fermerëve: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së

Ministri i Financave, Petrit Malaj, inspektoi nga afër në Lushnje dhe Fier zbatimin e skemës së re të kompensimit me 10% të TVSH-së për fermerët që shesin produkte bujqësore dhe blegtorale me faturë të rregullt. Skema, e cila ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2026, synon të mbështesë financiarisht fermerët, të nxisë formalizimin e sektorit dhe të lehtësojë procedurat e aplikimit.

I shoqëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, ministri vizitoi serrën e familjes Bufazi në Krutje të Lushnjës, ku fermerët u asistuan nga punonjësit e Administratës Tatimore për aplikimin në skemë. Ferma, e cila kultivon rreth 3 hektarë me domate, pritet të përfitojë rreth 900 mijë lekë nga kompensimi.

Malaj u bëri thirrje të gjithë fermerëve të aplikojnë për përfitimin e kompensimit, duke theksuar se masa mbështet një sektor që qeveria e konsideron prioritar për zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke filluar nga data 1 korrik, administrata tatimore ka filluar me kompensimin në masën 10% të TVSH-së për të gjitha produktet bujqësore ose blegtorale që shiten me fatura të rregullta tek pikat e grumbullimit apo të përpunimit. Kjo është në linjë me politikat e qeverisë për të mbështetur bujqësinë si një sektor prioritar”, deklaroi ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Fier, gjatë një takimi me fermerët në Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve, u prezantuan procedurat e aplikimit, të cilat realizohen përmes pesë hapave në sistemin elektronik eFiling.

Sipas Malajt, procesi është digjitalizuar për të shmangur paraqitjen fizike të fermerëve në zyrat tatimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?