Ministri Malaj: Hiqet kufizimi për ndarjen e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë në tetë këste të barabarta

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkuë një ndryshim të rëndësishëm në VKM 419, që lidhet me dëmshpërblimin për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist. Ministri i Financave, Petrit Malaj në një dalje për mediet tha sot se “më konkretisht, Ministria e Financave propozon heqjen e kufizimit për ndarjen e dëmshpërblimit në tetë këste të barabarta”.

”Të gjitha dosjet me vlerë të mbetur për t’u paguar deri në 1 milion lekë të likujdohen brenda këstit të radhës. Me këto ndryshime brenda një afati 4-5 vjeçar, parashikohet të paguhen plotesisht rreth 6000 dosje nga 10 360 që janë në total, në proces pagese”, theksoi Malaj.

Sipas tij, ky ndryshim parashikohet të shoqërohet me një sërë efektesh pozitive. Malaj sqaroi se “këto efekte janë përshpejtimi i ndjeshëm në kohë i procesit, ku intervali mes kësteve reduktohet në rreth 2–2,5 vite nga 3,5–4 vite aktualisht. Rritje të fondit vjetor për dëmshpërblime. Aktualisht ky fond është rreth 1,5 miliardë lekë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ky vendim synon jo vetëm rritjen e eficiencës së pagesave, por mbi të gjitha përmbushjen e një detyrimi moral ndaj familjeve të të gjithë personave që kanë vuajtur në mënyrë të padrejtë nga regjimi i kaluar”, tha Malaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?