FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Malaj: Orët shtesë të policisë janë të parashikuara në buxhet

Ministri i Financave, Petrit Malaj informon se pagesat për orët shtesë të punës së forcave të Policisë së Shtetit janë të parashikuara në buxhetin e vitit 2026 dhe do të mbulohen sipas nevojës edhe përmes akteve normative.

I pyetur nga mediet mbi pagesat e orëve shtesë për efektivët e policisë, Malaj u shpreh se çdo detyrim financiar ndaj forcave të rendit dhe sigurisë do të përmbushet në kohë dhe sipas kërkesave institucionale.

“Të gjitha orët shtesë apo orët jashtë orarit, në të cilat forcat e policisë janë të angazhuara, janë të parashikuara jo vetëm në buxhetin e vitit 2026, por edhe nëse këto tejkalojnë parashikimet që kemi në buxhet, patjetër që detyrimet që kemi në raport me ta do të rregullohen me akte normative të ardhshme”, tha Malaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se çdo detyrim që lidhet me forcat e sigurisë dhe rendit do të përmbushet në përputhje me nevojat dhe kërkesat e Ministrisë së Brendshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?