FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Malaj pyet Agron Shehajn: Si i transferon fitimet jashtë vendit?

Ministri i Financave, Petrit Malaj nga seanca plenare në Kuvend, i kërkoi kreut të Partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj, që t’i japë disa sqarime qytetarëve shqiptarë për pasurinë e tij. Malaj pyeti deputetin se “cila është lidhja jote, e bashkëshortes tënde apo e vëllait tënd me kompanitë Intercom Data Service apo North Wind?”

“Dua t’u deklarosh shqiptarëve se si, me kompanitë e tua, ke zgjedhur që të mos deklarosh mënyrën se si i transferon fitimet e tua jashtë këtij vendi dhe je gati të paguash gjobën e të mos japësh informacionin që të kërkohet nga Administrata Tatimore? Dua që të vish këtu e t’u tregosh të gjithë shqiptarëve se cila është lidhja jote, e bashkëshortes tënde dhe e vëllait tënd, me 17 kompani të hapura jashtë Shqipërisë?

Pyetja ime ishte përse këto 2 kompani, të lidhura me bashkëshorten dhe vëllain tënd, refuzojnë të japin informacion për mënyrën se si transferojnë fitimet jashtë këtij vendi? Personi që shfrytëzon shqiptarët dhe që nuk paguan asgjë në këtë vend, po ka zgjedhur të paguajë taksa jashtë vendit. Po të duash, mund të të kaloj të 17 kompanitë dhe kush është administrator i këtyre kompanive të regjistruara jashtë këtij vendi”,– tha ministri Malaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Partisë Mundësia humbi vetëpërmbajtjen për shkak të pyetjeve të ministrit Malaj dhe filloi të fyente këtë të fundit, ndaj për këtë arsye Shehaj u përjashtua nga seanca plenare e ditës së sotme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 12417 (68.5%)
Jo 4472 (24.7%)
Nuk e di 1236 (6.8%)

Vota totale: 18125