Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.1 lekë dhe shitet me 90.9 lekë, dollari amerikan blihet me 81.7 lekë dhe shitet me 82.9…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Malaj: Shqipëria, partnere aktive në përpjekjet globale në luftën kundër financimit të terrorizmit

Aktualitet E mërkurë, 20 Maj 2026 16:28
Ministri Malaj: Shqipëria, partnere aktive në përpjekjet globale në luftën kundër financimit të terrorizmit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Financave, Petrit Malaj mori pjesë në konferencën e 5-të ndërkombëtare ministrore “No Money for Terror”, e cila u mbajt në Paris (Francë), nën kujdesin e veçantë të ministrit për Ekonominë, Financat dhe Sovranitetin Industrial, Energjetik e Digjital të Francës, Roland Lescure. Konferenca u zhvillua në kuadër të presidencës franceze të G7 për vitin 2026, ndërsa i pranishëm ishte dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Gjatë një deklarate pas punimeve të konferencës, ministri Malaj shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të qenë një partnere aktive në përpjekjet globale në luftën kundër financimit të terrorizmit dhe mbrojtjen e integritetit të sistemeve financiare.

Shqipëria, tha Malaj, është sot një zë aktiv dhe një partner i besueshëm, ndërsa po merr një sërë masash në luftën luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, të cilat janë në linjë me qasjen dhe standardet ndërkombëtare. Në këtë drejtim, ministri theksoi se vendi po investon në rritjen e kapaciteteve institucionale, në modernizimin e sistemeve të monitorimit financiar dhe forcimin e analizës së inteligjencës financiare, sikurse po zgjeron ekspertizën profesionale në fusha të reja si kripto-asetet apo dhe financat digjitale. Nga ana tjetër, theksoi ai, vendi po vijon me përafrimin e kuadrit ligjor dhe rregullator me standardet ndërkombëtare dhe ato të Bashkimit Europian. Ministri nënvizoi se, përballë sfidave dhe transformimeve të mëdha që sjell teknologjia, kërkohet më shumë bashkëpunim ndërkombëtar, një partneritet më i fortë dhe investime të vazhdueshme në sisteme më të forta.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Konferenca “No Money for Terror” përbën një forum të nivelit të lartë, të iniciuar nga qeveria franceze që prej vitit 2018 me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të bllokuar plotësisht burimet financiare të grupeve terroriste globalisht. Diskutimet këtë vit u përqendruan në parandalimin e keqpërdorimit të kriptomonedhave dhe inovacioneve teknologjike, ndërprerjen e lidhjeve financiare midis terrorizmit dhe krimit të organizuar transnacional, si dhe goditjen e strategjive të financimit që bazohen në kontrollin e territoreve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në përfundim të konferencës përmes një deklarate të përbashkët, u theksua angazhimi i vendeve anëtare të rrjetit global të FATF-it dhe partnerëve ndërkombëtarë për të forcuar luftën kundër financimit të terrorizmit. U riafirmua se terrorizmi mbetet një kërcënim global që cenon sigurinë ndërkombëtare dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të garantojë që të mos ketë hapësira të sigurta për financimin e aktiviteteve terroriste, përfshirë edhe çdo formë të mbështetjes shtetërore për terrorizmin. Pjesëmarrësit ritheksuan zbatimin e Konventës Ndërkombëtare për Shtypjen e Financimit të Terrorizmit dhe rezolutave të OKB-së, si dhe vijimin e zbatimit të “Agjendës së Parisit” të miratuar në vitin 2018.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Para 1 ore
FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA mund të kontrollojë gjithçka

FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA m...

Para 9 orësh

Etiketat e lidhura

Ministri i FinancavePetrit Malaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 8 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 9 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 8 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 10 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 12 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.