Ministri Manja: Shumë shpejt do kemi 28 kallëzime në prokurori

Në fjalën e tij në konferencën për antikorrupsionin, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se shumë shpejt do të ketë 28 kallëzime në prokurori.

”Në tetor të vitit 2021 falë vullnetit politik dhe mbështetjes nga qeveria u krijua drejtoria AntiKorrupsioni, në këto drejtori janë administruar mbi 1 mijë ankesa, 493 nga këto denoncime e ankesa janë shqyrtuar, ndërsa 842 të tjera janë ende në proces.

Nëse më duhet të ndaj suksesin e kësaj structure, mjafton të them që janë 20 kallëzime për nënpunës që janë denoncuar edhe nga ne në SPAK, janë 79 masa administrative të marra në dhjetëra institucione publike, nga të cilat 20 kanë qenë edhe largime të menjëhershme nga puna.

Kemi 22 raporte në dorë dhe shumë shpejt do të kemi mbi 100 masa administrative e 28 kallëzime penale në prokurori e në SPAK”.

SHKARKO APP