Ministri Manja takim me përfaqësues të shoqatës së avokatëve shqiptarë në Itali

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi sot në ditën e Samitit të III të Diasporës, një takim me përfaqësues të shoqatës së avokatëve shqiptarë në Itali. Ai u shpreh se në takim u diskutua se si bashkatdhetarët tanë në Itali t’i marrin shërbimet juridike në mënyrë të shpejtë dhe jashtë procedurave burokratike ndërmjet dy vendeve tona mike.

“Dy ministritë tona, në Itali dhe Shqipëri, kanë vullnetin e përbashkët për të tejkaluar çdo pengesë ligjore dhe burokratike në bashkëpunimin në fushën e drejtësisë penale dhe civile”, theksoi Manja.

Ministri falënderoi shoqatën për gatishmërinë për t’u përfshirë në kontribute reale në procesin e hartimit të kodeve në Shqipëri dhe në përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE. “Ideja për organizimin e një konference me profesionistët shqiptarë të ligjit në Itali do jetë bashkëpunimi ynë i radhës”, nënvizoi ministri Manja.

SHKARKO APP