Ministri Mazniku me kryebashkiakët: Task force për menaxhimin e sezonit turistik

Sezoni turistik po afron, ndaj dhe këtë të hënë Arbjan Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, zhvilloi një tryezë pune me kryebashkiakët. Pika e parë është ngritja e një task-force për menaxhimin e sezonit turistik. ”Me afrimin e sezonit turistik, bashkitë janë një hallkë e rëndësishme dhe si të tilla do të jenë pjesë e task forcës së menaxhimit të sezonit turistik. Gjithashtu diskutim i rëndësishëm ishte edhe përcaktimi i rregullave për të marrë masa parandaluese kundër përhapjes së zjarreve në tokat bujqësore”,-shkruan ministri Mazniku.

Postimi i plotë i Ministrit Mazniku:

Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për të diskutuar bashkë me pushtetin vendor për të lehtësuar punët e përbashkëta. Diskutuam për efiçencën e menaxhimit të burimeve ujore dhe planifikimin dhe zhvillimin më mirë të territorit.

Me afrimin e sezonit turistik, bashkitë janë një hallkë e rëndësishme dhe si të tilla do të jenë pjesë e task forcës së menaxhimit të sezonit turistik.

Gjithashtu diskutim i rëndësishëm ishte edhe përcaktimi i rregullave për të marrë masa parandaluese kundër përhapjes së zjarreve në tokat bujqësore.

Së bashku do ia dalim të ndihmojmë njëri-tjetrin për t’i kryer punët tona sa më mirë dhe me mbështetjen e qeverisë, pushteti vendor do të sigurojë shërbime më të mira dhe cilësore për qytetarët tanë.

SHKARKO APP