Ministri Mazniku: Shkolla “Naim Frashëri” në Durrës, standarde europiane për 850 nxënës

Në qytetin e Durrësit po vijojnë punimet për ndërtimin e gjimnazit “Naim Frashëri”. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka postuar momente nga puna për rindërtimin e këtij gjimnazi.

Mazniku shkruan se shkolla e re e cila po ndërtohet me financimin e Bashkimit Europian, në kuadër të programit “EU4schools”, zbatuar nga UNDP, do të jetë me standarde evropiane për 850 nxënësit dhe stafin pedagogjik që do të zhvillojnë aty procesin mësimor.

Shkolla e Mesme “Naim Frashëri” u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ajo u shemb në nëntor të 2021 dhe së shpejti pritet të përfundojë rindërtimi i saj.

SHKARKO APP