Ministri Panariti jep alarmin: Shqipëria këtë vit me pullë të kuqe, priten shira dhe stuhi

 

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka paralajmëruar një situatë të vështirë të motit me reshje dhe stuhi. Në një intervistë në studion e lajmeve në Ora News kreu i dikasterit të Bujqësisë tha se sipas një hartë të katastrofave natyrore Shqipëria është i vetmi vend në Europë me pullë të kuqe, ku priten stuhi dhe shira të shumtë.

Për të përballuar këtë situatë e cila pritet që të përfshijë Shqipërinë, Panariti tha se po merren masa. Ai u shpreh se ka dërguar grupe punë në Lezhë dhe Shkodër për të parë funksionimin e kanalave kulluese dhe të hidrovoreve. Po ashtu ministri i Bujqësisë deklaroi se  ka kontaktuar edhe me OSHEE në mënyrë që në hidrovoret e vendit mos ketë mungesë të energjisë elektrike.

Edmond Panariti: “Unë kam ndjekur me shqetësim një hartë të katastrofovae natyrore, National Disaster Map, e cila del nga disa organizata seriozë, ku Shqipëria është i vetmi vend në Europë me pullë të kuqe dhe një pjesë e Hollandës ku priten stuhi dhe shira. Kjo na ve ne në një gjendje alerti. Për këtë arsye unë sot kam dërguar një ekip në Lezhë e Shkodër për të inspektuar kanalet e para dhe të dyta, të hidrovoreve, digave dhe për të ndërhyrë sa më shpejt dhe për të riparuar dëmet eventuale. Nga ana tjetër unë do të udhëtoj nesër po për këtë qëllim në qarkun e Fierit për të inspektuar digat dhe hidrovoret dhe për të dorzuar një mjet të fuqishëm, eskavator që u vu në dispozicion nga qeveria turke. Është problem serioz, priten shira të rrëmbyeshëm. Kam patur kontakte edhe me OSHEE në mënyrë që mos ketë mungesë energjie elektrike ne hidrovore, sepse hidrovoret duhet të punojnë me dy linja, që kur bie njëra, të punojë tjetra.”

Një çështje tjetër e diskutuar në studion e Ora News ishte dhe ajo e importit të grurit. Panariti tha se do kërkojë që sasi e grurit që duhet importuar, të sillet nga Francë, por me kusht që çmimi i bukës për shqiptarët nuk do të ndryshojë.

Edmond Panariti: “Për atë sasi gruri që do të na duhet të importojmë, do kërkoj që të importohet nga vendet e BE, ne importojmë një sasi gruri nga Franca. Gruri francez është grurë i cilësisë së mirë. Natyrisht cmimi duhet të jetë subjekt i kërkesës dhe ofertës. Ajo që do kërkoj unë si kusht është që në asnjë mënyrë buka e shqiptarëve nuk duhet të shtrenjtohet. Pra kushti duhet të jetë që buka të ruajë çmimin e pandryshuar, por duke qenë se oferta këtë vit është e bollshme qoftë nga prodhimi vendas qoftë nga importet nuk do të këtë ndryshim cmimi.”

SHKARKO APP