Ministri Peleshi: Një shqiptare ndodhet në Afganistan, po punohet për riatdhesimin
Një shqiptare ndodhet aktualisht në Afganistan. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një deklaratë për mediat.
Peleshi ka thënë se po punohet për riatdhesimin e saj. Ai u shpreh se shqiptarja punonte si përkthyse në një organizatë të huaj, ndërsa thekson se operacioni po ndiqet nga Ministria e Jashtme.
“Jam kontaktuar nga familjarët e një shtetase shqiptare që jeton në Afganistan, ku punonte si përkthyesenë një organizatë të huaj, kam kontaktuar me Ministrinë e Jashtme dhe ata kishin nisur punën dhe po bëhet gjithçka për të riatdhesuar në mënyrë sa më të shpejtë. Besoj do të jetë një operacion që do të rezultojë me sukses ministria e Jashtme po bën një punë të shkëlqyer”, tha ministri.
Më tej ai u shpreh se Shqipëria do të pranojë emigrantët e afganë dhe akomodimi i tyre do të jetë për një periudhë të përkohshme.
“Nuk kam një shifër dhe nuk më takon mua ta them, Ne kemi marrë një rol që është pritja dhe transporti i tyre në vendet që do të akomodohen, e theksoj në një periudhë të përkohshme”, tha Peleshi.