Ministri Salla në Berat me përpunuesit e vajit të ullirit: Paga më të larta në bujqësi

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me kryeministrin Edi Rama, Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, zhvilluan këtë të premte një takim me përpunuesit e vajit të ullirit në Berat.

Në fokus të takimit ishte rritja e pagave, investimet në agropërpunim dhe forcimi i skemave mbështetëse për fermerët dhe përpunuesit. Gjatë fjalës së tij, Ministri Salla theksoi rëndësinë e modelit të bashkëpunimit bujqësor të ndërtuar në Berat, duke e cilësuar atë si një shembull konkret për t’u shtrirë në të gjithë vendin. ”Është një model që kemi krijuar me bashkinë e Beratit dhe me fermerët e përpunuesit e vajit të ullirit, të cilin do ta zgjerojmë në të gjithë territorin, në mënyrë që të krijojmë një ekonomi më të madhe bashkëpunimi mes fermerëve”,-u shpreh ai.

Ministri nënvizoi se përmes këtyre modeleve synohet rritja e vlerës së prodhimit dhe përpunimit vendas. “Në përllogaritjet tona, këto modele krijojnë 25 – 30% më shumë vlerë, për shkak të përpunimit dhe organizimit të fermerëve”,-tha Salla. ”Janë rreth 50 milionë euro të dedikuara për agropërpunimin nga fondet e BE, të cilat do të shtrihen në të gjithë territorin, duke ndërtuar modele konkrete në çdo bashki”, theksoi ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim, Ministri Salla u ndal te ndikimi i sektorit bujqësor në punësim dhe rritjen e pagave, duke evidentuar progresin e viteve të fundit. “35% e të punësuarve në vend janë në sektorin bujqësor. Nga një pagë minimale prej 40 mijë lekësh në vitin 2024, në vitin 2026 kemi një pagë 50 mijë lekë. Ky është një progres që duhet ta mbështesim më tej”,-deklaroi ai. Në përfundim, ai theksoi se politikat e qeverisë do të vijojnë të fokusohen në mbështetjen direkte për fermerët, investimet në infrastrukturë dhe ujitje-kullim, si dhe në nxitjen e bashkëpunimit mes tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?