Ministri Salla nis nga Librazhdi turin e dëgjesave me fermerët: Buxhet prej 5.2 miliardë lekësh

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla nisi nga Librazhdi turin e dëgjesave me fermerët në kuadër të hartimit të Skemës Kombëtare 2026, me synim ndërtimin e një skeme mbështetëse të bazuar në nevojat reale të terrenit dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Europian.

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Ministri Salla theksoi se hartimi i Skemës Kombëtare 2026 po bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse. ”Sot nisëm turin e dëgjesave me fermerët për të ndërtuar Skemën Kombëtare 2026 bashkë me ta, mbi nevojat reale të terrenit dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian”,-u shpreh ai.

Ministri bëri me dije se pas mbështetjes për mbi 65 mijë fermerë përmes Skemës Kombëtare 2025, Skema 2026 do të ketë një buxhet fillestar prej 5.2 miliardë lekësh, ose 16% më të lartë krahasuar me një vit më parë. Sipas tij, kjo skemë do të rikonceptohet në funksion të vizionit afatgjatë të zhvillimit të sektorit bujqësor. “Skema Kombëtare 2026 do të rikonceptohet, në linjë me vizionin Bujqësia 2030”,-theksoi Ministri Salla. Në përfundim, ai nënvizoi se fermeri mbetet në qendër të politikave publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çdo lek publik duhet të përkthehet në më shumë prodhim, më shumë cilësi dhe më shumë konkurrueshmëri, për një bujqësi moderne, të qëndrueshme dhe europiane”,- deklaroi ministri. Në këtë takim ishin të pranishëm Drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku, Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, si dhe Kryetari i Bashkisë Prrenjas, Nuri Belba.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?