Ministri Salla pritet në Komunën e Preshevës: Marrëveshje për zhvillimin e bujqësisë dhe mbështetjen e fermerëve
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, nënshkroi sot në Tiranë Memorandumin e Mirëkuptimit me Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Marrëveshja synon të krijojë një kornizë bashkëpunimi ndërinstitucional për zhvillimin dhe modernizimin e praktikave bujqësore, mbështetjen e fermerëve shqiptar në Preshevë dhe rritjen e kapaciteteve teknike e profesionale në sektorin bujqësor.
”Përmes këtij memorandumi synojmë të mbështesim më konkretisht komunitetin shqiptar të Preshevës në bujqësi, të nxisim shkëmbimin e përvojës dhe njohurive profesionale, si dhe të krijojmë mundësi për projekte të përbashkëta dhe akses në fondet e Bashkimit Europian”,-tha Salla.
Sipas ministrit ky bashkëpunim do të kontribuojë në krijimin e më shumë mundësive për fermerët dhe në forcimin e lidhjeve mes komuniteteve shqiptare në rajon, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor.
KOHA JONË SONDAZH

