Ministri Salla: Zbatim rigoroz i legjislacionit në përputhje me standardet e BE në tregtimin e vezës

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla me drejtoreshën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Blerina Gjylameti, dhe përfaqësues të operatorëve të biznesit ushqimor (OBU), morën pjesë në tryezën teknike të organizuar nga AKU dhe Këshilli Ekonomik Kombëtar.

Në fokus të diskutimeve ishte përmirësimi i standardeve në zinxhirin e grumbullimit, paketimit dhe tregtimit të vezës kokërr, si dhe prodhimi i vezës së lëngshme. Salla theksoi se diskutimet u përqendruan në zbatimin rigoroz të kërkesave të legjislacionit në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, përmes implementimit të sistemit HACCP, forcimit të gjurmueshmërisë, etiketimit të saktë dhe përmirësimit të kushteve në stabilimentet e prodhimit.

Ai nënvizoi se këta elementë janë thelbësorë për garantimin e cilësisë dhe rritjen e besimit të konsumatorit. Ministri Salla garantoi mbështetje të plotë për bizneset përmes komunikimit të hapur dhe profesional, duke theksuar njëkohësisht se do të ketë tolerancë zero ndaj çdo praktike që cenon sigurinë ushqimore dhe standardet e tregut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?