Ministri ”shfrenon fantazinë”: 30 qershori mund ta shkrijë përfundimisht PD

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, ishte i ftuar në “Dita Jonë” nga ku foli për ndikimin e krizës politike në turizëm por konkretisht edhe për krizën politike. “Destabiliteti politik padyshim që ndikon në turizëm. Kjo po ndodh aktualisht në të gjithë Europën dhe jo vetëm në vendin tonë. Ne akoma nuk i kemi ndjerë këto goditje. Ne duhet të zhvillohemi nëpërmjet turizmit dhe një shembull është Mali i Zi. Turizmi e bëri Mali e Zi që sot nuk flet më njeri për ta. Ai shikohet si simbol i zhvillimit nëpërmjet turizmit. Ne e kemi këtë mundësi dhe unë mendoj se e kemi 5 apo 6 herë më shumë se Mali i Zi”, u shpreh Blendi Klosi.

Teksa foli për 30 qershorit, Klosi tha se PD rrezikon shumë duke mos marrë pjesë në zgjedhje. Ai tha se PD mund të shkrihet më 30 qershor. Politika nuk lejon gabime, thotë ai.

“Politika është shumë e vështirë si profesion. Ne votohemi çdo 4 vjet. Në momentin që t’i bën një gabim, që është jashtë rregullave, ti nuk je më në politik. Edhe këto që po ndodhin sot, 30 qershori mund të shkrijë Partinë Demokratike përfundimisht. Ku është PASOK, ku është Partia Socialiste Italiane, ku janë partitë që kanë krijuar Europën. 30 qershori mund të jetë dita që PD mundet të riformatohet. Mungesa në garë është një gabim që nuk rikuperohet. Partitë nuk janë struktura abstrakte. Mospjesëmarrja në 30 qershor e nxjerr PD të dalë nga sistemi”, tha Blendi Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?